Tërmeti godet Spanjën, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në disa zona

Prishtinë | 15 Gus 2026 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur në orët e para të së shtunës qytetin jugor spanjoll të Granadës.

Sipas autoriteteve rajonale, lëkundjet janë regjistruar pak pas orës 01:00 në zonën metropolitane të Alhendinit.

Nga tërmeti janë raportuar dëme në disa banesa dhe automjete, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, shkruan Reuters.

Autoritetet kanë nisur vlerësimin e dëmeve dhe po monitorojnë situatën pas lëkundjeve.

Të ngjashme