Aksident në rrugën Shëngjin-Lezhë, katër të lënduar

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në rrugën Shëngjin-Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre dy fëmijë.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan tch.

Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme