Dy vëllezër humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dielën mbrëma.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës.
Për rastin janë deklaruar për Klankosova.tv edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë lidhur me personat të cilët kanë humbur jetën në një aksident në Podujevë H.M dhe B.M”, deklaroi ajo.
Bëhet fjalë për H.Matarovën dhe B.Matarovën.
Një person lidhur me rastin është ndaluar për 48 orë.