Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Vezir (Ramush) Haziraj.
Sipas aktvendimit të siguruar, paraburgimi do të llogaritet nga dita e arrestimit, më 15 gusht 2026, dhe do të zgjasë deri më 13 shtator 2026.
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Vezir (Ramush) Haziraj.
Sipas aktvendimit të siguruar nga Indeks Online, paraburgimi do të llogaritet nga dita e arrestimit, më 15 gusht 2026, dhe do të zgjasë deri më 13 shtator 2026.
Haziraj dyshohet për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj tij.
Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur më 16 gusht, ndërsa gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.
Sipas aktvendimit, Prokuroria ka nisur hetimet më 10 gusht 2026, ndërsa rasti lidhet me dyshimet për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje.