33 vjeçari arrestohet në flagrancë për vjedhje të rëndë

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, nën dyshimin se ishte duke tentuar të kryente veprën penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në flagrancë pas veprimeve të shpejta të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra.

Bëhet fjalë për A.M., 33-vjeçar, i cili pas arrestimit është intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit apo mënyrën se si dyshohet se është tentuar të kryhet vjedhja.

Të ngjashme