Në kryeqytet sot do të përurohet sheshi “Qamil Hoxha”, në hapësirën te Pishat, në qendër të Prishtinës.
Në ceremoninë e përurimit pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Sheshi “Qamil Hoxha” është një hapësirë e re publike në kryeqytet, ndërsa përurimi i tij shënon përfundimin e punimeve dhe vënien e hapësirës në funksion të qytetarëve.