Man City nuk i ndahet yllin të Liverpoolit, synon transferimin e madh këtë verës

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Manchester City thuhet se po shqyrton një transferim të madh për mesfushorin e Liverpoolit, Alexis Mac Allister, këtë verë.

Ekipi i Enzo Maresca ka bërë tashmë disa transferime duke nënshkruar me Elliot Anderson nga Nottingham Forest, Mathys Detourbet nga Troyes dhe Jeremy Monga nga Leicester City.

Megjithatë, kjo nuk mjafton pasi trajneri dhe drejtuesit duan të përforcohen në mesfushë, aty ku u panë probleme të mëdha edhe në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Arsenalit, ku u mposhten 3-0.

Sipas mediumit The Guardian, City mund të bëjë një ofertë për lojtarin e kombëtares argjentinase në ditët në vijim, duke e parë atë si një zgjidhje të mundshme pas largimit të Rodrit drejt Barcelonës.

Kjo thuhet se do të ishte një marrëveshje veçanërisht spektakolare pasi City do të përpiqej të merrte një nga lojtarët e tyre kyç nga rivalët e tyre të drejtpërdrejtë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, Mac Allister iu bashkua Liverpoolit nga Brighton në vitin 2023 dhe është vendosur si një lojtar kyç në mesfushë në sezonet e fundit.

Liverpool pritet të kërkojë rreth 85 milionë euro për mesfushorin argjentinas, shifër kjo e cila nuk pritet të jetë problem për Cityn. /Telegrafi/

Të ngjashme