Meta përballet me gjyqin për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Meta, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, përballet sot me një proces gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën akuzat se ka shkelur ligjet federale dhe shtetërore për privatësinë e fëmijëve.
Sipas BBC, kompania akuzohet se ka dizajnuar platformat e saj në mënyrë që të krijojnë varësi te të rinjtë, si dhe se ka shkelur ligjet për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve.

Katër shtete amerikane do të kërkojnë miliarda dollarë dëmshpërblim nga Meta.

Procesi vjen pas një padie të ngritur në vitin 2023 nga 29 shtete amerikane, të cilat pretendojnë se kompania ka shkelur ligjet për privatësinë e fëmijëve.

Shtetet kërkojnë gjithashtu ndryshime në Facebook dhe Instagram, përfshirë mënyrën e shfaqjes së numrit të pëlqimeve dhe funksionin e “scroll”-imit pa fund.

Prokurori i Përgjithshëm i Kentuckyt, Russell Coleman, e ka cilësuar rastin si “padinë më të madhe për mbrojtjen e konsumatorit në historinë amerikane”.

Nga Meta kanë deklaruar se “fuqishëm” i kundërshtojnë akuzat, duke theksuar se kompania ka një angazhim afatgjatë për mbështetjen dhe mbrojtjen e të rinjve.

Të ngjashme