Endrick do të qëndrojë te Real Madridi këtë verë, pavarësisht spekulimeve për një largim në formë huazimi.
Sipas The Athletic, braziliani ishte lidhur me një transferim të mundshëm te Aston Villa dhe Roma, por rajneri Jose Mourinho dhe vetë lojtari kanë rënë dakord që ai të vazhdojë në “Santiago Bernabeu”.
Mourinho e sheh Endrickun si alternativë si në krahun e djathtë, ashtu edhe në qendër të sulmit. Braziliani pritet të luftojë për minuta me Yan Diomanden dhe Brahim Diazin.
Megjithatë, qëndrimi i tij nuk është i garantuar për të gjithë sezonin, Real Madridi pritet ta rishikojë situatën në janar, ndërsa një huazim mund të shqyrtohet nëse Endrick nuk arrin të marrë minuta të mjaftueshme.
Ndërkohë, Mourinho ka nisur të përcaktojë rolet e lojtarëve për sezonin e ri dhe Endrick pritet të ketë mundësinë për të bindur trajnerin portugez se e meriton një vend në skuadër.