Musiala bie përsëri në tokë, Bayerni në ankth për yllin gjerman

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Jamal Musiala ka shqetësuar sërish e Bayern Munichun, pasi u rrëzua gjatë ndeshjes dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Ky është incidenti i dytë radhazi për yllin gjerman, i cili ka përfunduar në tokë edhe në ndeshjen e mëparshme të Bayernit, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij fizike.

Musiala tentoi të vazhdonte lojën, por situata nuk ishte e favorshme dhe stafi mjekësor ndërhyri duke e detyruar të largohet nga fusha e gjelbër.

Në kampin e Bayernit shpresojnë që bëhet fjalë vetëm për një problem të lehtë dhe që Musiala të mos ketë pësuar ndonjë dëmtim serioz.

Gjendja e tij pritet të vlerësohet më në detaje ditëve në vijim.

Të ngjashme