“I duhet trajtim i përhershëm”, neurologu e sqaron problemin e Musialas

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Sipas Diario Sport, Barcelona ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e portierit kroat Dominik Livakovic.

Barcelona ka siguruar transferimin për 3 milionë euro plus bonuse. Plani i klubit katalanas është që portieri kroat të huazohet te Dinamo Zagrebi gjatë këtij sezoni, përpara se t’i bashkohet Barcelonës në vitin 2027.

Barcelona e ka planifikuar Livakovicin si zëvendësues të Joan Garcias duke nisur nga sezoni 2027/28. Në atë periudhë, kontrata e portierit aktual rezervë, Wojciech Szczesny, do të ketë përfunduar.

31-vjeçari ishte portieri titullar i Kroacisë në Kupën e Botës 2026, ku skuadra e tij u eliminua në fazën e 1/8 së finales pas humbjes ndaj Portugalisë.

Livakovic ka zhvilluar gjithsej 79 paraqitje me kombëtaren kroate.

Ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Dinamo Zagrebi, pasi aventura e tij te Girona në pjesën e parë të sezonit ishte për t’u harruar./Telegrafi/

Të ngjashme