Nis renovimi i fushës sportive në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se ka nisur renovimi i fushës sportive në shkollën “Pavarësia”, e cila pritet të shndërrohet në një hapësirë moderne për sport dhe rekreacion.

“Edhe një punë e mirë filloi. Në shkollën ‘Pavarësia’ po e renovojmë fushën sportive për nxënësit dhe të rinjtë e lagjes”, ka bërë të ditur Musmurati.

Ajo ka theksuar se nga një hapësirë e pashfrytëzuar, fusha shumë shpejt pritet të shndërrohet në një vend për sport, lojë dhe aktivitete për të rinjtë.

“Nga një hapësirë e pashfrytëzuar, shumë shpejt në një vend për sport, lojë e plot energji”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme