Izraeli paralajmëron Erdoganin: Mos na vini në provë me “aventura të rrezikshme” në Siri

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan kundër çdo ndërhyrjeje të mundshme në Siri, duke e akuzuar atë se po e çon Turqinë drejt “aventurave të rrezikshme”.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Katz deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë asnjë entitet të përbëjë kërcënim për sigurinë e tij.

“Është e preferueshme që Erdogan të vazhdojë të mbajë fjalime boshe dhe iluzive kundër Izraelit në parlamentin turk, në vend që të vërë në provë vendosmërinë e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”, u shpreh ministri izraelit.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Izraelit dhe Turqisë për zhvillimet në Siri, ku të dyja palët kanë interesa të ndryshme strategjike.

Të ngjashme