Me asistencë të Policisë, nis shkyçja e konsumatorëve me borxhe në Njësinë e Suharekës

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e Inspektoratit, me asistencën e Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar aksion gjatë ditës së sotme në kuadër të Njësisë së Suharekës, konkretisht në fshatin Mushtisht.

Kompania ka bërë të ditur se aksioni është pjesë e masave për rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit.

“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ po vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet e tyre për pagesën e faturave të ujit”, thuhet në njoftim.

Sipas kompanisë, aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha njësitë e saj.

Të ngjashme