Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton për lokalizimin e zjarrit pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se është lokalizuar zjarri i madh fushor që shpërtheu pasditen e sotme në afërsi të Varrezave të Qytetit.

Sipas Drejtorisë, zjarri, i shkaktuar nga djegia e hamulloreve, përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme dhe rrezikoi disa shtëpi në zonën përreth, ndërsa shkaktoi dëme materiale në parcela bujqësore, pemishte dhe objekte përcjellëse.

Drejtoria ka bërë të ditur se falë reagimit të shpejtë të Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, zjarri u lokalizua dhe u parandalua përhapja e tij drejt shtëpive të banimit.

Njëkohësisht, ajo ka apeluar te qytetarët që të mos ndezin hamullore, barishte apo mbetje në hapësira të hapura, duke paralajmëruar se një pakujdesi e tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të rrezikojë jetën e pronën e qytetarëve.

Të ngjashme