Premierliga rikthehet me edicionin e ri 2026/27, Arsenal përballet sot me Coventry

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Emocionet e Premierligës angleze po rikthehen sërish me edicionin 2026/27.

Kampioni në fuqi, Arsenal hap edicionin e sivjetëm në përballjen me Coventry.

Të sapo inkuadruarit në Premierligë, kërkojnë të bëjnë befasi, kurse Arsenal synon të nis me ‘këmbë të mbarë’ rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit.

Në javën e parë priten përballje interesante si ajo e të dielës mes Newcastle-Liverpool, Manchester City-Bournemouth , kurse të shtunën skuadra e Granit Xhakës, Sunderland përballet me Ipswich.

Dueli i fundit i javës të parë do jetë mes Fulham dhe Chelsea.

Të ngjashme