Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, e ka konfirmuar se klubi nuk dëshiron ta shesë argjentinasin, pavarësisht interesimit të Arsenalit dhe Barcelonës.
“Do ta ndihmojmë Julianin dhe do të vazhdojmë të kujdesemi për të, në mënyrë që të japë potencialin e tij të plotë”, ka thënë Marini.
“Na duhet Juliani të vazhdojë të konkurrojë mes më të mirëve në Evropë”.