I mituri plagos vëllain e tij gjatë manipulimit me AK-47, 10-vjeçari dërgohet në QKUK, jashtë rrezikut për jetë

Prishtinë | 22 Gus 2026 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur në Podujevë ka plagosur vëllain e tij 10-vjeçar derisa po manipulonte me një kallash në dorë.

Policia tha se pasi shkrepi një fishek, predha e goditi fëmijën. Ai u dërgua në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti u iniciua si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Podujevë  21.08.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marrë armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllain e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar  për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si më lart, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, tha policia në raportin 24-orësh.

Të ngjashme