Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares në Malishevë.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se shoqëria jonë nuk mund të jetë e sigurt përderisa gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre.

“Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë dhe të veprojnë me gjithë përgjegjësinë që kërkon një rast i tillë”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Vrasja e 25-vjeçares, në javën e 34-të të shtatzënisë, na ka tronditur thellë.

Shoqëria jonë nuk mund të jetë e sigurt përderisa gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre. As familja dhe as martesa nuk mund të përdoren për ta fshehur apo arsyetuar dhunën. Kur një gruaje i rrezikohet jeta, kjo nuk është më çështje private. Është një çështje që na përket të gjithëve dhe përballë së cilës institucionet duhet të veprojnë pa vonesë.

Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë dhe të veprojnë me gjithë përgjegjësinë që kërkon një rast i tillë.

Familjes së të ndjerës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta në këtë dhimbje të madhe

Të ngjashme