“Ruloti” në Dhërmi kap dy dilerë droge

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Dhërmi të Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “Ruloti”, të finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Në pranga kanë rënë F. B., 31 vjeç, banues në Fier, dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Sipas Policisë, dy të arrestuarit u kapën në afërsi të një beach bar-i në fshatin Dhërmi, teksa posedonin doza të dyshuara kokaine dhe Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, shkruan Euronews.al.

Gjatë kontrollit të automjetit të 31-vjeçarit, si dhe të ruloti ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe automjeti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj dy shtetasve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të ngjashme