Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret që kanë përfshirë disa zona.

Sipas përditësimit të të dhënave në Ministria e Mbrojtjes, gjatë ditës janë raportuar 24 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 6 mbeten aktive, ndërsa 5 janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e zjarreve janë angazhuar 126 forca operacionale dhe 18 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 20 efektivë, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor.

Fokusi kryesor vijon të jetë në Malin e Dajtit, ku vatrat në lartësitë mbi tunelet e Qafë Mollës mbeten aktive.

Sipas njoftimit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Të ngjashme