Dy punëtorë të aeroportit të Frankfurtit vdesin nga malaria

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Dy punëtorë të Aeroportit të Frankfurtit kanë vdekur nga malaria, pasi një shpërthim i rrallë i sëmundjes ka prekur gjashtë punonjës.

Sipas zyrtarëve gjermanë të shëndetit publik, besohet se mushkonjat që bartnin infeksionin kanë mbërritur në aeroport me një aeroplan, duke shkaktuar shpërthimin që u zbulua për herë të parë në korrik.

Një zëdhënës i operatorit të aeroportit, Fraport, konfirmoi për BBC-në se një punonjës kishte vdekur si pasojë e infeksionit. Më vonë, zyrtarët e shëndetit publik njoftuan se në mesin e personave të prekur kishin vdekur gjithsej dy persona.

Në aeroport janë vendosur kurthe për kapjen e mushkonjave. Insektet e kapura do të analizohen në laborator për të përcaktuar llojin dhe origjinën e tyre.

“U kemi dhënë të gjithë punonjësve informacione të plota dhe i inkurajojmë të konsultohen me mjekun nëse shfaqin ndonjë simptomë”, tha zëdhënësi i Fraportit për BBC-në.

Shpërthimi është duke u hetuar nga Departamenti i Shëndetit Publik të Frankfurtit.

Të ngjashme