U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Përmes një statusi, Haxhiu ka bërë të ditur se, pas pranimit zyrtar të propozimeve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, do të ndërmerren veprimet përkatëse për lirimin e tyre nga detyra.
“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se veprimet do të ndërmerren në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërmarrë veprime për lirimin nga detyra të tyre”, ka deklaruar Haxhiu.