Hoxhaj para qeverisë: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, për uzurpim të pushtetit dhe përmbysje të rendit kushtetues.

Nga protesta e PDK-së dhe AAK-së para ndërtesës së Qeverisë, Hoxhaj tha se Albin Kurti është “deputet uzurpator”, i cili ka zaptuar zyrën e kryeministrit dhe po merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Qeveria nuk është legjitime. Ky njeri nuk është kryeministër, është një deputet uzurpator. Ka uzurpuar zyrën e kryeministrit”, deklaroi Hoxhaj.

Sipas tij, asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që dikush të qëndrojë për 18 muaj në zyrën e kryeministrit, ndërsa ministrat në zyrat e tyre, duke e shkelur nenin 72 të Kushtetutës.

“Do të bëjmë çdo gjë që këtij uzurpimi t’i japim fund”, theksoi Hoxhaj.

Në përshkrimin e videos së publikuar nga protesta, Hoxhaj përmblodhi situatën me tri akuza të drejtpërdrejta.

“Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues, pushtet me uzurpim.”

Të ngjashme