Një grua ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 gusht të këtij viti, ndërmjet orës 14:15 dhe 22:30, ndërsa ankuesja e ka raportuar vjedhjen më 22 gusht.
Bëhet fjalë për një veturë VW Golf me targa të huaja.
Policia ka njoftuar se, pas konsultimit me prokurorin, më 26 gusht është iniciuar lënda për rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse policore.