KGJK cakton Hysenin, Maxhunin dhe Sopjanin, kryetarë të këtyre Komisioneve

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e sotme, caktoi kryetarët e tri komisioneve, konkretisht: Komisionit për Vlerësimin e Performancës, Komisionit për Çështje Normative dhe Komisionit për Trajnime, raporton Ekonomia Online.

Në krye të Komisionit për Vlerësimin e Performancës u caktua Bashkim Hyseni, në atë për Çështje Normative, Agron Maxhuni, kurse në Komisionin për Trajnime, Valentina Sopjani.

Në Komisionin për Çështje Normative, anëtar i rregullt u caktua Besnik Bislimaj.

Të ngjashme