KGjK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) lidhur me gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Përmes një deklarate, Haxhiu ka thënë se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e tyre nga detyra, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërrmarë veprime për lirim nga detyra të tyre”, shkroi Haxhiu.

Të ngjashme