Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit

Aleksandar Vucic, Serbia's president, during an interview at his office in Belgrade, Serbia, on Tuesday, Oct. 29, 2024. Vucic has maintained channels with both Russia and Ukraine and thinks a truce is the only way to achieve long-term peace. Photographer: Oliver Bunic/Bloomberg via Getty Images
Prishtinë | 27 Gus 2026 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur edhe sot për temën e Urës së Ibrit. Ai ka thënë se tashmë ka çuar fjalë te zyrtarët amerikanë për këtë temë.

Vucic ka thënë se ka biseduar me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, Aleksandar Titolu, dhe se është i sigurt se ai i ka përcjellë fjalët e tij në Washington.

“Para së gjithash, është çështje e jetës së njerëzve, mbijetesës së tyre në veri të Kosovës.Nuk e fsheha dhe jam mirënjohës ndaj Aleksandar dhe shumë zyrtarëve amerikanë me të cilët fola për këtë temë, të cilët donin të dëgjonin mendimin tonë dhe të cilët dëgjuan atë që kishim për të thënë për këtë çështje”, ka thënë Vuçiq, duke pretenduar se Kosova synon ta hapë Urën e Ibrit me datën 1 shtator.

Të ngjashme