KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot, më 27 gusht 2026, do të vazhdojnë punimet në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III për fshatrat Lugbunar, Osek Hilë dhe Skivjan të Komunës së Gjakovës”.
Sipas njoftimit, gjatë punimeve do të bëhet zhvendosja e kyçjeve sekondare nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri me gypa DN315 dhe DN63 milimetra.
Për shkak të punimeve, nga ora 12:00 deri në 16:00, furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht në fshatin Osek Hilë dhe në fshatin Skivjan.
KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe është e nevojshme për realizimin e punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.