Një nxënëse nga Prizreni ka treguar një shembull të mirë, pasi ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar në Polici.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti, rreth orës 20:45, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.
Kuleta ishte gjetur në rrugën “Ekrem Rexha” nga nxënësja e Shkollës së Ekonomisë, O.T., e lindur në vitin 2011. Ajo, së bashku me prindin e saj, e ka dërguar menjëherë kuletën në stacionin policor.
Në të ndodheshin para dhe dokumente personale. Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti ta kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori kuletën e tij.
“Në portofol gjendeshin të holla dhe dokumente personale të qytetarit. Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti të kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori portofolin e tij. Ai shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetares si dhe për angazhimin e policies”, thuhet në njoftimin e Policisë.