KGJK-ja themelon panel hetimor dhe suspendon një subjekt të hetimit

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka themeluar një panel hetimor për një rast disiplinor dhe ka vendosur për suspendimin e subjektit të hetimit deri në një vendim tjetër të Këshillit.

Sipas njoftimit të KGJK-së, vendimi është marrë të enjten, më 27 gusht 2026, në vazhdimin e takimit të 371-të të Këshillit, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në rendin e ditës ishte pika për “Themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor: Nr.AD/KGJK/04/2026/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.28/26”.

Pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit disiplinor, KGJK-ja ka vendosur të themelojë panelin hetimor.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit disiplinor ka themeluar panelin hetimor dhe ka vendosur për suspendimin e subjektit të hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Të ngjashme