IKD: Bllokada institucionale rrezikon 31.3 milionë euro nga Plani i Rritjes për kapitalin njerëzor dhe arsimin

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një komunikate ka theksuar se deri në fund të këtij viti, Kosova duhet të përmbushë katër hapa reformues në Fushën 4 të Planit të Rritjes- Kapitali Njerëzor dhe Edukimi, në vlerë totale prej 31.3 milionë euro. Por, kjo shumë po rrezikohet nga bllokada institucionale.

Sipas IKD-së, përmbushja e Fushës 4 kërkon njëkohësisht vendimmarrje ligjore, kapacitete administrative dhe institucione funksionale.

“Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit tanimë ka kaluar dhe Kosova vazhdon të mbetet pa institucione plotësisht funksionale. Ndërkohë, kanë mbetur rreth katër muaj për përmbushjen e hapave të Planit të Rritjes me afat skadues deri në fund të 2026 përfshi edhe hapat e Fushës 4. Çdo vonesë e mëtejshme e zvogëlon kohën për miratimin e legjislacionit dhe zbatimin e reformave që Kosova vetë i ka marrë përsipër në Agjendën e Reformave”, vlerëson IKD.

IKD thekson se nëse bllokada vazhdon, Kosova rrezikon jo vetëm disbursimin e 31.3 milionë eurove të lidhura me këtë fushë, por edhe vonimin e reformave që prekin drejtpërdrejt cilësinë e arsimit, fëmijët, të rinjtë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore, si dhe përafrimin e Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian.

Jo të gjitha këto reforma varen drejtpërdrejt nga Kuvendi. Shumica kërkojnë zbatim nga institucionet përgjegjëse të arsimit, ndërsa reforma e arsimit dhe aftësimit profesional kërkon edhe një kornizë të re ligjore. Prandaj, përmbushja e Fushës 4 kërkon njëkohësisht vendimmarrje ligjore, kapacitete administrative dhe institucione funksionale.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit tanimë ka kaluar dhe Kosova vazhdon të mbetet pa institucione plotësisht funksionale. Ndërkohë, kanë mbetur rreth katër muaj për përmbushjen e hapave të Planit të Rritjes me afat skadues deri në fund të 2026 përfshi edhe hapat e Fushës 4. Çdo vonesë e mëtejshme e zvogëlon kohën për miratimin e legjislacionit dhe zbatimin e reformave që Kosova vetë i ka marrë përsipër në Agjendën e Reformave.

Nëse bllokada vazhdon, Kosova rrezikon jo vetëm disbursimin e 31.3 milionë eurove të lidhura me këtë fushë, por edhe vonimin e reformave që prekin drejtpërdrejt cilësinë e arsimit, fëmijët, të rinjtë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore, si dhe përafrimin e Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme