Atletico akuzon Barcelonën, përfundimisht s’ua shet Alvarezin

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid ka marrë vendimin përfundimtar për Julian Alvarezin, duke bllokuar çdo transferim të tij te Barcelona.

Bordi i klubit madrilen votoi unanimisht kundër negociatave me gjigantin katalanas.

Atletico po e akuzon Barcelonën për sjellje “joprofesionale” dhe mungesë respekti gjatë bisedimeve.

Ndërkohë, Alvarezi ka munguar në stërvitje për dy ditë radhazi, duke kërkuar largimin nga klubi.

Barcelona vazhdon ta dëshirojë sulmuesin, ndërsa presidenti i tyre Joan Laporta ka deklaruar se oferta mbetet aktive.

Edhe Arsenali është i interesuar për argjentinasin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Megjithatë, Atletico për momentin nuk dëshiron ta shesë Alvarezin, dhe pret që ai të rikthehet në skuadër.

Të ngjashme