Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas triumfit të boksieres kosovare, Donjeta Sadiku, e cila ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.
Sadiku triumfoi në finalen e kategorisë së saj përballë boksieres serbe, Kristina Kuluhova. Megjithatë, përballja përfundoi në rundin e dytë, pasi Kuluhova u tërhoq për shkak të një lëndimi.
Pas fitores, Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përshëndetur suksesin e Sadikut, duke shprehur krenarinë për paraqitjen e saj dhe për medaljen e artë të fituar për Kosovën.
Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për boksieren kosovare në arenën ndërkombëtare.