Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë është nderuar veprimtaria e Ilmi Ramadanit, si një prej figurave që kontribuoi në rrugëtimin e gjatë drejt lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Në një postim kushtuar këtij aktiviteti, është theksuar se shteti i Kosovës është ndërtuar ndër dekada përmes qëndresës, sakrificës dhe luftës, ndërsa kontributi i ish-të burgosurve politikë është vlerësuar si pjesë e rëndësishme e kësaj historie.

“Shteti i Kosovës 🇽🇰 u ndërtua ndër dekada me qëndresë, burg, sakrificë, luftë dhe me besimin e palëkundur se shqiptarët do të jetonin të lirë në shtetin e tyre”, thuhet në postim.

Në këtë kuadër, është nderuar edhe vepra e Ilmi Ramadanit, ndërsa është vlerësuar kontributi i një brezi të tërë që, sipas postimit, e mbajti gjallë idealin e lirisë dhe të Kosovës në periudhat më të vështira.

“Ndër meritorët ishte edhe Ilmi Ramadanit, veprën e të cilit e nderuam sot! Bashkë me të nderuam një brez të tërë që, në kohët më të vështira, e mbajti gjallë idealin e lirisë dhe të Kosovës”, thuhet më tej.

Mirënjohje e veçantë i është shprehur edhe Selatin Novosellës për kontributin e tij në ruajtjen dhe përcjelljen e historive të ish-të burgosurve politikë te brezat e rinj.

“Mirënjohje të veçantë për Selatin Novosellën, për përkushtimin e tij të vazhdueshëm që historitë e ish-të burgosurve politikë t’u përcillen brezave të rinj”, thuhet në postim.

Theksoi dhe se kontributi i Ilmi Ramadanit dhe i brezit të tij meriton vlerësim institucional, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar.

“Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar”, thotë postimi.

Të ngjashme