Tahiri viziton “Glass Reklama”: Besim në drejtësi dhe në lirimin e plotë të çlirimtarëve

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka vizituar kompaninë “Glass Reklama”, ku ka zhvilluar një aktivitet me stafin e kësaj kompanie.

Tahiri ka bërë të ditur se gjatë vizitës ka marrë pjesë edhe në përgatitjen e një maice, përmes së cilës, sipas tij, është përcjellë mesazhi i besimit në drejtësi dhe në lirimin e plotë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Vizitova sot kompaninë Glass Reklama, ku bashkë me stafin patëm mundësinë të punojmë edhe në përgatitjen e një maice, duke përcjellë një mesazh të qartë të besimit në drejtësi dhe në lirimin e plotë të çlirimtarëve të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shprehur respekt për punëtorët dhe të gjithë ata që, sipas tij, vazhdojnë të qëndrojnë në mbështetje të vlerave të lirisë.

“Respekt për njerëzit e punës dhe për të gjithë ata që qëndrojnë fuqishëm në krah të vlerave të lirisë!”, ka shtuar Tahiri.

Të ngjashme