Vrasje në Prizren: Vdes një 14-vjeçar pas therjes me thikë

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë në Prizren.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:45, kur Policia është njoftuar për incidentin.

 Në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të miturit dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 14-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi

Pak më larg vendngjarjes, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 17-vjeçar, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që dyshohet se është përdorur në rast.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Për shkak të moshës, si viktima dhe i dyshuari nuk kanë pas ndonjë rast të më hershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti mbetet nën hetim”, thotë Bytyçi për KlanKosova.

Të ngjashme