Rama: Rrethojë mbrojtëse pranë shkollave për sigurinë e nxënësve

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vendosjen e rrethojave mbrojtëse pranë shkollave të kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve.

Rama ka bërë të ditur se kjo masë synon t’i mbajë trotuaret të lira nga automjetet dhe të krijojë hapësirë më të sigurt për lëvizjen e fëmijëve.

“Për të rritur sigurinë e nxënësve, kemi vendosur rrethojë mbrojtëse pranë shkollave, duke i mbajtur trotuaret të lira nga veturat dhe të sigurta për qarkullimin e fëmijëve”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Prishtinë 💙

Për të rritur sigurinë e nxënësve, kemi vendosur rrethojë mbrojtëse pranë shkollave, duke i mbajtur trotuaret të lira nga veturat dhe të sigurta për qarkullimin e fëmijëve.

Të ngjashme