Dardan Cena dhe Akil Gjakova kualifikohen në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Nisje e mbarë për xhudistët e Kosovës, Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët janë kualifikuar në çerekfinale të garave të xhudos në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Xhudisti që nisi i para garat është Dardan Cena, i cili e ka kaluar pengesën e parë në Lojëra Mesdhetare në kategorinë e tij deri në 81 kilogramë në xhudo.

Cena arriti ta mposht me ‘yuko’ spanjollin Jose Maria Mendiola, edhe përkundër një lufte të fortë.

Me këtë fitore, Cena u kualifikua në çerekfinale, ku do përballet me xhudistin e Serbisë, Mihajlo Simin.

Edhe Akil Gjakova ka fituar ndeshjen e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë duke mposhtur qipriotin Andreou Kyprianos.

Gjakova arriti të fitojë me ‘yuko’ në kohën shtesë, duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, Akili do të përballet me xhudistin nga Franca, Maxime Gobert. /Telegrafi/

Të ngjashme