Shqipëri: 5-vjeçari bie nga ballkoni i banesës, transportohet drejt Tiranës

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Libohovë, ku një 5-vjeçar ka rënë nga ballkoni i një banese njëkatëshe.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri është dërguar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër,ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, shkruan vizionplus.tv.

Për shkak të dëmtimeve të pësuara, 5-vjeçari pritet të transportohet drejt Tiranës për një vlerësim dhe trajtim më të specializuar.

Si pasojë e rënies, i mituri ka pësuar dëmtime në kokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të ngjashme