Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të organizojë konsultim publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në kryeqytet.

Sipas njoftimit të komunës, konsultimi publik do të mbahet të mërkurën, më 16 shtator 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në kuadër të këtij procesi, qytetarët dhe palët e interesuara do të kenë mundësi të njihen me draftin e plotësim-ndryshimit të Rregullores 01-030/01-236535/23 për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Komunën e Prishtinës, si dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre.

Komuna ka bërë të ditur se komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen deri më 24 shtator 2026, në ora 23:59, në adresën elektronike [email protected].

Konsultimi publik synon përfshirjen e qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e ndryshimit të rregullores që përcakton mënyrën e organizimit dhe shfrytëzimit të parkingjeve në Komunën e Prishtinës.

Të ngjashme