Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori italian në Prishtinë është takuar sot me u.d të presidentes, Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Ambasadori italian Maurizio Antonini ka thënë se shpreson që institucionet e reja të krijohen shumë shpejt, në mënyrë që Kosova të ketë institucione të mandatuara plotësisht dhe që janë të gatshme t’i përgjigjen aspiratave të vendit.

“U diskutua gjithashtu procesi i optimizimit të KFOR-it dhe çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Presidentja Haxhiu shprehu gjithashtu vlerësimin e saj për pjesëmarrjen e Italisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare në Taranto dhe për takimin me Presidentin italian Sergio Mattarella”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme