Një zjarr i madh ka shpërthyer në një impiant për përpunimin e mbeturinave në Neasden, në veriperëndim të Londrës, pranë stadiumit Wembley.
Rreth 125 zjarrfikës me 20 automjete po luftojnë me flakët, ndërsa tymi i zi i dendur është parë në pjesë të ndryshme të qytetit, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv
Si masë paraprake, është evakuuar edhe një qendër shpërndarjeje e Amazon në të njëjtën zonë. Zjarri ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të transportit publik dhe kaos në trafik.
Banorëve u është kërkuar të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura për shkak të tymit. Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur./Klankosova.tv