Moti në fundjavë: Gushtit po i themi ‘mirupafshim’, por jo edhe të nxehtit

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Edhe ky vikend pritet të jetë i nxhetë ndonëse gushtit të sivjetmë po i themi lamtumirë.

Të shtunën priten reshje lokale shiu, por temperaturat maksimale megjithatë pritet të shkojnë deri në 34 gradë Celsius.

“Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës, vranësirat do të dendësohen duke krijuar kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshje lokale shiu. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet të jenë të shkurtra dhe lokalisht të shoqëruara me erëra të përforcuara”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 28°C deri në 34°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s, ndërsa në zonat ku zhvillohen vranësira konvektive mund të ketë përforcime të përkohshme të erës.

“Kushtet biometeorologjike: Moti i ngrohtë gjatë ditës mund të shkaktojë ngarkesë të lehtë deri mesatare termike, veçanërisht gjatë orëve të pasdites. Në zonat me reshje dhe erëra të përforcuara, kushtet do të jenë përkohësisht më të freskëta”.

“Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e larta do të favorizojnë avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka, prandaj në parcelat bujqësore me lagështi të pamjaftueshme rekomandohet monitorimi i gjendjes së kulturave dhe ujitja sipas nevojës. Reshjet lokale mund të sjellin përmirësim të përkohshëm të lagështisë së tokës, por për shkak të karakterit lokal mund të jenë të pabarabarta”.

“Indeksi UV: I lartë deri shumë i lartë (6–8) gjatë intervalit me rrezatim më të fuqishëm diellor. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë mesditës”.

Ndërkaq, të dielën është paraparë të mbajë mos kryesisht me dillë, me temperatura deri në 33 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Vranësira të pakta deri mesatare do të paraqiten, kryesisht përreth relievit malor”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 16°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 29°C deri në 33°C”.

“Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s”.

“Kushtet biometeorologjike: Kushtet do të jenë përgjithësisht të favorshme, por gjatë orëve të mesditës dhe pasdites temperaturat e larta mund”.

Të ngjashme