Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare.
Gjakova për medaljen e bronztë e mundi me Ippon, Bilal Ciloglun e Turqisë.
Ai në xhiron e parë kishte fituar me Yuko ndaj Kyprianos Andreous së Qipros.
Në çerekfinale ai kishte humbur me dy Yuko nga Maxime Gobert nga Franca, teksa në luftën e parë të repasazhit Akili mposhti me Ippon, Alexandre Bucurin nga Portugalia.
Në luftën e dytë të repasazhit Gjakova fitoi me tri denime për Ippon ndaj kroatit Robert Klacar.