Ministria sqaron pse e transferoi Bekim Hoxhën në një tjetër pozitë

Prishtinë | 29 Gus 2026 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, transferimi do të zgjasë për një periudhë prej një muaji dhe është bërë në interes të institucionit.

Qëllimi i këtij transferimi, siç bëhet e ditur, është sigurimi i funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Të ngjashme