Shpërthimi i një bombule gazi në një banesë dykatëshe në Lezhë ka shkaktuar plagosjen e gjashtë anëtarëve të nje familjeje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në banesën në pronësi të Saimir Kolës, në një moment kur familjarët ndodheshin të mbledhur së bashku.
Në rrethana ende të paqarta, bombula e gazit ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtime të shumta në banesën dykatëshe. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e familjarëve ndodheshin në oborr në momentin e shpërthimit, ndërsa gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur.