Një person është gjetur i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Dragash.
Sipas raportit të Policisë, dje në stacionin policor është paraqitur djali i viktimës, i cili ka njoftuar se babai i tij është gjetur pa shenja jete në shtëpi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima është gjetur i shtrirë në shtrat.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Sipas deklarimit të djalit, viktima jetonte i vetëm.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.