Chelsea zyrtarizon transferimin e Martinezit

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Emiliano Martinez tanimë zyrtarisht është portier i skuadrës angleze, Chelsea.

Portieri argjentinas ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Blutë”, ku do të jetë përforcim i rëndësishëm në portë dhe do të ribashkohet me bashkëkombësin e tij, Enzo Fernandez.

Martinez është larguar nga Aston Villa pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës regjistroi 256 paraqitje dhe fitoi trofeun e Europa League sezonin e kaluar.

Të ngjashme