Real Madridi vazhdon startin perfekt, mposht Malagan 4-0

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në tri ndeshjet e para të La Ligës, pasi ka triumfuar bindshëm 4-0 ndaj Malagas.

Madrilenët e nisën fuqishëm takimin dhe realizuan tri gola brenda vetëm 11 minutave. Jude Bellingham e zhbllokoi rezultatin, ndërsa më pas një autogol i Alfonso Herreros e çoi epërsinë në 2-0, transmeton Klankosova.tv.

Para përfundimit të pjesës së parë, Kylian Mbappe shënoi për 3-0 pas një asistimi të Trent Alexander-Arnold.

Në pjesën e dytë, Real Madridi menaxhoi avantazhin, ndërsa në minutat shtesë Arda Güler shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Të ngjashme